Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Zbulohet se për kë është Trumpi në Kupën e Botës

Donald Trump

Andrew Giulani, përfaqësuesi i Donald Trumpit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mbështesin Anglinë në Kupën e Botës 2026. 

Ai për “Daily Mail” ka thënë se do të ishte histori e shkëlqyer nëse anglezët e fitojnë titullin e botës.

“E kuptoj që Anglia ka pritur për 60 vjet, kështu që do të ishte një fitore e mrekullueshme për anglezët të fitonin turneun. Absolutisht mendoj se Anglia mund të shkojë deri në fund. Anglia është një nga ekipet më të mira që kanë mbetur në garë”, tha Giuliani.

Anglia të mërkurën e luan gjysmëfinalen kundër Argjentinës nga ora 21:00.