Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Ekonomi

“Fluturojnë” çmimet e pronave të banimit

Prishtina

Prishtina

Çmimet e pronave të banimit në tremujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 5.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, sipas Indeksit të Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025 çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 2.4 për qind. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas ASK-së në rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën me 1.4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

Ndërsa në rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 12.3 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025.

Vlerat e Indeksit, ndryshimi tremujor, ndryshimi vjetor dhe ndryshimi mesatar vjetore në % TM1 2018 – TM1 2026