Euro 2024

Laporte kundër kritikëve: Jam në formë të mirë

Aymeric Laporte

Mbrojtësi i Spanjës, Aymeric Laporte, u ka dalë kundër kritikëve të cilët kishin mbetur të habitur për ftesën e tij në Kampionatin Evropian, pasi ai luan në Arabinë Saudite.

Laporte u largua nga kampioni anglez, Manchester City, për t’iu bashkuar Al-Nassrit në viti 2023, aty ku luan edhe Cristiano Ronaldo.

Disa njohës të futbollit kishin thënë se ai nuk është në nivelin më të lartë për ta përfaqësuar Spanjën në “Euro 2024”.

Por, Laporte pati paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e tij të parë në turne, në fitoren 1:0 ndaj Italisë të enjten.

“Është folur shumë”, ka thënë Laporte në konferencën për shtyp të shtunën. “Nuk ka pasur shumë informata nga ata që kritikuan, për formën time. Unë jam mirë. Kur u ftova, jam përgatitur edhe vetë dhe kam ardhur këtu i gatshëm”, ka thënë Laporte.

Laporte ka thënë se kritikat “kanë ndikuar në të”.

“Një ditë isha i shtrirë dhe mendova se a me të ëvrtetë nuk po luajë mirë për të marrë kaq shumë kritika”, ka thënë ai. “Dhe më pas mendova me gjakftohtësi dhe thashë se po bëj gjithçka që unë kam mundësi për të qenë në përfaqësuese, për të garuar në nivelin më të lartë, dhe për të arritur sa më shumë që mundem me Spanjën”, ka shtuar qendërmbrojtësi.