Yjet e Spanjës, Aymeric Laporte, Rodri dhe Alvaro Morata do të jenë gati për ndeshjen kundër Italisë.
Italia dhe Spanja do të përballen të enjten në ndeshje ne dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian. Tre futbollistët të martën kanë stërvitur bashkë me grupin tjetër të lojtarëve të Spanjës.
Laporte humbi ndeshjen hapëse të “Euro 2024” kundër Kroacisë. Rodri dhe Morata pësuan lëndime të lehta në atë ndeshje, të cilën Spanja e fitoi 3:0.