Euro 2024

Rodri, “viktima” e parë e rregullit të ri të UEFA-s

Spanja - Euro 2024

Protestat janë të ndaluara.

Për këtë, UEFA kishte njoftuar para nisjes së Kampionatit Evropian në Gjermani. 

Në turneun final, vetëm kapitenët lejohen të diskutojnë me gjyqtarët e ndeshjeve.

Lojtarët e tjerë do të ndëshkohen me kartonë të verdhë. Pas rregullit të ri, “viktima” e parë është Rodri, 27-vjeçari që luan te Manchester City.

Mesfushori spanjoll pranoi karton të verdhë kundër Italisë pasi ishte ankuar te gjyqtari Slavko Vinçiq, edhe pse Alvaro Morata ishte kapiten.

Tani Rodri do të mungojë në ndeshjen e fundit të grupit kundër Shqipërisë sepse u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, Spanja tashmë e ka siguruar avancimin në fazën nokaut nga vendi i parë në Grupin B.