Euro 2024

Te Italia thonë se Spalletti po i zhvillon lojtarët

Luciano Spalletti

Mbrojtësi i Italisë, Alessandro Buongiorno, ka bërë të ditur se ka mbetur i befasuar me selektorin Luciano Spalletti, pasi sipas tij, ai të gjithë po i ndihmon për t’u rritur si futbollistë në aspektin individual dhe ekipor.

Buongiorno ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të enjten dhe është pyetur për Spallettin.

“Dëshira e tij është për t’ia kuptuar idetë. Ai është i fokusuar në secilën stërvitje dhe në çdo gjë që ne bëjmë. Ai është i fokusuar në taktika, po ashtu. Si ta mposhtim presingun e kundërshtarit dhe si të bëjmë ne presion. Unë jam rritur shumë si lojtar. Kjo më ka befasuar sepse ai po na rritë të gjithëve si ekip”, ka thënë Buongiorno të enjten.

Qendërmbrojtësi i Torinos pritet të luajë në ndeshjen kundër Zvicrës, në mungesë të Riccardo Calafiorit.