EXPRESS

“16 artistë” me vepra vendore e ndërkombëtare për liri e shtetësi

U takon koncerteve ku simbolika është më e madhe se përmbajtja. “Chopin Piano Fest” pak para edicionit të ri ka mbledhur 16 artistë me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. “Shqipëria ime” si vepër premierë e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj ka hapur mbrëmjen. Trioja e Aliçkajt qe veç një prej veprave të kompozitorëve vendorë. Instrumentistë të ndryshëm bashkë me soprano e bariton në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të mbushur plot për gati dy orë kanë interpretuar për të pranishmit. Ariet e operave botërore kanë zënë vend në një hapësirë të improvizuar për koncerte.

“Tri miniaturat për violinë e piano” të Valton Beqirit e “Scherzo për violinë e piano” e Drinor Zymberit kanë plotësuar programin e kompozimeve vendore.

Pianistët Alberta Troni e Marin Gjollma janë paraqitur solo me baladë e sherzo të Shopenit.

Pianistja Alberta Troni ka thënë se koncertet e tilla bashkojnë artistët. Violinistja Sihana Badivuku ka treguar për emocionet e lojës në prani të autorëve të veprave.

Sipas pianistit Marin Gjollma, i cili ka luajtur nga krijimtaria e Shopenit, historia e atdheut të kompozitorit lidhet edhe me atë të Kosovës.

i mbajtur të mërkurën mbrëma, përtej telasheve profesionale në mungesë provash në disa raste, ka qenë edhe mesazh që përvjetorët të jenë kremte me muzikë artistike.