Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Jazzi sikur gjuha ku notat janë fjalë, sonte në “Express”

ILIRIAN AHMETI TRIO

Sonte në “Express” ju sjellim një intervistë me një trio jazzi që tingëllon unik tek arrin t’i përfshijë në bashkëbisedim tri kultura të ndryshme. S’e bën këtë vetëm për një lloj multikulturalizimi, por qasja e tre muzikantëve ndaj muzikës, ose më saktë përkufizimi i saj, shprehet natyrshëm edhe në interpretim. Për muzikantët Ilirian Ahmeti, Jakub Turac dhe Earl Joshua Frost-Izumi secili duhet ta thotë historinë e tij nëpërmjet notave sepse, siç thotë Ahmeti, “jazzi është sikur gjuha” ku notat shndërrohen në fjalë. “Ilirian Ahmeti Trio” debutoi në një mini-turne në Kosovë, skena e publiku i këtij vendi kanë diçka të magjishme për treshen që u takua në Vjenë

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu ju sjellim materiale nga skena ndërkombëtare. Nga ngritja e padisë nga ana e aktores Blake Lyvely kundër kolegut të saj, Jason Baldoni, bashkëshorti i aktores, njëherësh yll i kinematografisë, Ryan Reynolds, është deklaruar shumë pak rreth rastit në media. Në një intervistë të fundit për “Today Show” ai tha se është më krenarë se kurrë me gruan e tij, për guximin dhe integritetin që ajo ka shfaqur në këtë periudhë.

Nuk mungon as storja që veçon performancën e Justin Bieberit në “Coachella”. Ylli i muzikës pop u rikthye në fundjavën e dytë të festivalit më fuqishëm, duke sjell befasi dhe yje në skenë.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!