Sonte në “Express” ju sjellim një material nga skena e muzikës klasike. Koncerti “Kompozitorët e karrierës” është prej ngjarjeve qendrore të festivalit të Kompozitorëve Kosovarë. Tre emra të kompozimit – Rafet Rudi, Dafina Zeqiri-Nushi dhe Kushtrim Gashi – kanë shpalosur thesaret e krijimtarisë muzikore, me veprat që janë zbërthyer nga “Altus New Breath Quartet” nga Maqedonia e Veriut. Koncerti është forma me të cilën ata nderohen.
Po ashtu ju sjellim edhe një material që në fokus e ka yllin me prejardhje kosovare, Dua Lipa. Ajo është një ndër artistet me kontributin më të madh në ekonominë e Britanisë së Madhe sivjet.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Sean Diddy Combs, Sarah Snook, Dakota Fanning dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!