Sonte në “Express” ju sjellim materiale nga skena e artit dhe kulturës. Më shumë sesa një shfaqje e absurdit, “Nyja e Gidionit” me tekst të Johnna Adamsit nën regji të Hana Qenës, shtjellon absurditetin e vetë jetës . Ngjarja zhvillohet në një shkollë, një klasë e kthyer përmbys është metaforë e një realiteti të tillë dhe s’ka të bëjë veç me sistem arsimor. Aty ka pyetje pa përgjigje. Kur duket si nis të zgjidhet nyja, dalin mistere të tjera, sërish publiku mbetet pa përgjigje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStorja tjetër fokusohet në zhvillimet e fundit në Muzeun e Louvreit në Paris. Drejtoresha e muzeut, Laurence des Cars, të martën ia paraqiti dorëheqjen presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e vlerësoi atë si “një akt përgjegjësie, në një kohë kur Muzeu më i madh në botë ka nevojë për stabilitet dhe për një angazhim të ri të fortë për të ndërmarrë hapa për sigurinë, modernizimin” dhe planin e diskutueshëm të quajtur “Rilindja e Re e Louvreit”.
E nga skena e showbizit ju sjellim materiale që në fokus kanë yjet, Hilary Duff, Jason Segel dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!