Sonte në “Express” do të sjellim në fokus artin pamor në vend. Në shikim të parë pikturat e Manushaqe Ibrahimit dhe ato të Yll Avdiut kanë kontraste të theksuara, por vëzhgimi i tyre është një proces në të cilin zbuten dallimet, identifikohen të përbashkëtat. Rezultati është dekodimi i një dialogu me gjuhë të koduar. Ekspozita “Pambuk” është një lloj ironie me përmbajtjen e ekspozitës, e cila jo lehtë shkrin qasjet e stileve të artistëve. Është bashkëjetesë artistike merr frymë te guximi i artit.
Nuk mungojnë as të rejat e fundit nga bota. Pamje panoramike e veprave të Anselm Kiefer janë shpalosur në ekspozitën e titulluar, “Gratë Alkimiste”, në Palazzo Reale të Milanos. Artisti përmes veprave të tij nderon alkimistet femra të harruara nga historia.
Sa i përket skenës së showbizit, të famshëm të shumtë u mblodhën në Los Anxhelos në gala mbrëmjen që kishte për qëllim të festonte ndikimin e Mariah Careyt në industrinë e muzikës. Këngëtarja, kantautorja dhe producentja e zhanrit R&B dhe pop, u nderua me çmimin “MusiCares” duke u shpallur “Personi i Vitit 2026”. Ndërkaq, Ricky Martin e ka lavdëruar Bad Bunnyn pas suksesit historik në “Grammy” duke e përgëzuar për fitore, pa i fshirë rrënjët e tij. E aktori, Timothée Chalamet, e ndoqi premierën e filmit të tij të fundit, “Marty Supreme”, në Paris, ku u mirëprit nga një numër i madh i fansave të entuziazmuar.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!