EXPRESS

“Perla dhe dreri i artë” me magjinë e lirisë që nuk blihet, sonte në “Express”

Perla dhe dreri i artë

Sonte në “Express” fokusohemi te ngjarjet e fundit nga skena e artit dhe kulturës. Magjia e përjetshme është në librin për fëmijë “Perla dhe Dreri i Artë” nga Elia Zaharia. Vepra e saj konsiderohet si histori për mirësinë dhe guximin në një botë të mbushur përplot me figura mitologjike. Është përrallë që përçon mesazhe se gjërat e vlefshme nuk janë materiale. Se shpirti duhet të jetë i lirë e se dashuria dhe kuraja duhet të triumfojnë përherë. Pas serisë së promovimeve nëpër trevat shqipfolëse, tregimi i librit për fëmijë i Zaharias është shpalosur edhe në Prishtinë. 

Përveç tjerash do të zhvillojmë bisedë në studio me dy të ftuarat, Nezaqete Rukovci dhe Besa Luzha, të cilat shpalosin detaje rreth koncertit festiv të muzikës klasike, që mbahet të dielën në kryeqytet.

Nuk mungojnë as të rejat fundit nga showbizi si dhe muzika.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!