2 Korriku ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve për të rinj.
2 Korriku të mërkurën mbrëma pësoi humbje 4:0 nga Hiberniani skocez.
Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin “Esater Road” në Edinburgh, ndërsa dueli kthyes do të luhet më 5 nëntor në Prishtinë.
Rudi Molotnikov shënoi në pjesën e parë, ndërsa Jamie McMurdo, Luke Davidson dhe Lewis Gillie realizuan në pjesën e dytë.
Në edicionin e kaluar, 2 Korriku i kaloi dy raundet e para të “UEFA Youth League”.
E eliminoi Bylisin e Shqipërisë dhe skuadrën irlandeze, UCD.
Në raundin e tretë u ndal nga Dynamo Kyivi i Ukrainës.
2 Korriku u kualifikua si kampion i Kosovës.