FIFA ka nisur numërimin mbrapsht për Kupën e Botës që pas disa javësh fillon në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Saktësisht kanë mbetur edhe 57 ditë deri në nisje të botërorit me 48 ekipe.
FIFA edhe të mërkurën ka publikuar statistika nga Kupa e Botës, ndërsa ka paraqitur fitoret me rezultat 3:0 të arritura në histori të Kupës së Botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë së shumti fitore me rezultat 3:0 janë arritur në “Franca 1998”. Gjithsej gjashtë.
Një prej pesëdhjetë e shtatë fitoreve 3:0 është edhe e Zvicrës ndaj Hondurasit.
Zvicra kishte siguruar kalimin në një të tetën e finales të Botërorit 2014 falë “hat-trickut” të Shaqirit.
FIFA ka përzgjedhur si ilustrim fotografinë e Shaqirit.
“Xherdan Shaqiri, duke mbajtur topin e ndeshjes pasi shënoi tre gola, përshëndet tifozët pas fitores së Zvicrës ndaj Hondurasit në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar nga FIFA.
Shaqiri u pensionua nga përfaqësuesja helvetike pas Evropianit të vitit 2024 në Gjermani.
Ka pasur herë pas here raportime nëse Shaqiri meriton të jetë pjesë e Zvicrës në Botërorin e këtij viti.