Albion Rrahmani ishte në fushë te Sparta Praga kur tifozët e Slavias pushtuan fushën dhe ndër të tjera sulmuan edhe disa prej lojtarëve të Spartas.
Mediat çeke kanë përmendur lojtarët e sulmuar të Spartës, por jo edhe emrin e Rrahmanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerbi i së shtunës mbrëma u ndërpre pak para fundit. Slavia ishte duke udhëhequr 3:2 dhe me këtë rezultat do ta siguronte titullin. Në minutën e shtatë shtesë, nga dhjetë sa ishin dhënë, tifozët e Slavias hynë në fushë duke mbajtur mjete piroteknike në duar. Pos që sulmuan lojtarët e Spartës, ata edhe hodhën mjetet piroteknike në drejtim të tifozëve kundërshtarë.
Reagimet në Çeki për incidentin e rëndë janë të shumta.

Presidenti i Slavia Pragës, Jaroslav Tvrdik ka njoftuar të dielën se klubi ka mbyllur tribunën veriore, ku qëndrojnë tifozët që hynë në fushë. Po ashtu i ka larguar nga ekipi dy lojtarë që u ndëshkuan me kartonë të kuq në ndeshje.
Portieri Jakub Surovçik, mbrojtësi Jakub Martinec dhe sulmuesi Matyash Vojta janë lojtarët e sulmuar të Spartës, shkruan “sport.cz”.

“Ajo që ndodhi ishte momenti më i vështirë në historinë moderne të klubit. Një grup i njerëzve, që refuzoj t’i quaj tifozë, vrapuan në fushë, sulmuan lojtarët e Sparta Pragës dhe hodhën mjete të zjarrta në sektorin e tifozëve mysafirë. Ky nuk është futboll. Kjo nuk është Slavia. Është turp që e mbajmë të gjithë”, ka shkruar Tvrdik.
Ai u ka kërkuar falje lojtarëve të sulmuar të Spartës dhe këtij klubi.
Sipas Tvrdikut, tribuna veriore mund të mbetet e mbyllur gjatë gjithë edicionit të ardhshëm. Ka theksuar se nuk do të negociohet siguria e lojtarëve dhe respekti ndaj kundërshtarit.
Slavia Praga vencia por 3 a 2 ia comemorar o título no fim do dérbi com o Sparta... mas a torcida estragou tudo e provocou a suspensão da partida.
— Leonardo Bertozzi (@lbertozzi) May 9, 2026
O Sparta foi embora do estádio e as autoridades da liga terão de definir o que será feito.pic.twitter.com/FfqiQb5Mpo
Tihle kokoti jsou jedni z těch, co celé fotbalové komunitě zničili nádherný titulový zápas. Jsou pěkně identifikovatelní, takže v životě nepustit znovu na jakýkoliv fotbal, extrémní pokuty a pokud by měl Surovčík nějaké větší zranění, tak i trestní stíhání. Tohle je fakt odporný. pic.twitter.com/Tw3tMhOmXc
— Martin Cvrček 🇨🇿➕ (@cvrcek_martin) May 9, 2026