Cristiano Ronaldo mund të luajë përkrah të birit për Portugalinë në Kupën e Botës 2030, në moshën 45-vjeçare. Kështu të paktën vlerëson një ish-bashkëlojtar i tij.
Sulmuesi i Al Nassr ka marrë mbështetje për një “fund perfekt” të karrierës nga ish-bashkëlojtari i tij i skuadrës te Manchester United, Eric Djemba-Djemba.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë besoj sinqerisht se Cristiano Ronaldo mund të luajë deri në moshën 44 ose 45 vjeçare. Nuk jam aspak i befasuar nga ajo që po bën ai, sepse e njihja që kur ishte 17 vjeçar”, ka thënë Djemba-Djemba për “BetVictor”.
Paraqitja e Ronaldos në Botërorin 2030 do të ishte e veëantë duke pasur parasysh se Portugalia është bashkëorganizatore.
Djemba-Djemba thotë se paraqitja e Ronaldos përkrah të birit në Botëror do të ishte përralla më e mirë për futbollin.
“Do të ishte fundi perfekt i karrierës së tij dhe një moment i jashtëzakonshëm për futbollin portugez. Dhe imagjinoni nëse Cristiano Jr. do të ishte aty. Do të ishte e pabesueshme”, ka shtuar ai.
Ronaldo i ri është 15-vjeçar, ndërsa është pjesë e akademisë së Al Nassr. Së fundi ka raportime se mund t’i bashkohet Realit.
Ai ka luajtur nëntë ndeshje për Portugalinë U16. Ka realizuar tre gola.