Rafael Leao do të jetë i gatshëm për lojë të dielën mbrëma kundër Napolit, ka njoftuar trajneri Massimiliano Allegri të shtunën në konferencën për shtyp.
Portugezi Leao i mungon Milanit qëkur e luajti ndeshjen e parë të sezonit të ri më 17 gusht kundër Barit në Kupën e Italisë.
“Ai ka qenë jashtë fushës për 45 ditë dhe ka bërë vetëm stërvitje individuale. Nesër nuk duhet të mendojmë për rezultat, por të luajmë lojë të mirë pasi është ndeshje e rëndësishme. Do të jetë test i madh ndaj kampionit të Italisë”, ka deklaruar Allegri.
Allegri ka theksuar po ashtu se Napoli mbetet favorit për ta fituar titullin, pavarësisht rezultateve pozitive të Milanit në ndeshjet e fundit.
Milani ka katër fitore në katër ndeshjet e fundit, tri në ligë dhe një në Kupën e Italisë, ndërsa nuk ka pësuar asnjë gol.