Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka komentuar paraqitjen e Ardon Jasharit pas barazimit 1:1 kundër Fiorentinës. Trajneri i Milanit vlerësoi paraqitjen e ish-mesfushorit të Club Brugget në ndeshjen e tij të parë si titullar në Serie A.
Allegri theksoi se Jashari luajti mirë.
“Jashari luajti ndeshje të mirë. Të mos harrojmë ai po rikthehet nga një lëndim, nuk ka luajtur shumë dhe ishte një ndeshje vështirë. Padyshim që kishte disa gjëra të mira për t’u parë. Ai është një djalë i talentuar, thjesht duhet të rritet dhe, mbi të gjitha, të kuptojë futbollin italian. Futbolli italian duket i thjeshtë nga jashtë, por kërkon përshtatje taktike për lojtarët që vijnë nga jashtë. Ata duhet të përshtaten. Ata e kanë të vështirë ta kuptojnë atë”, ka thënë Allegri.
Jashari 23-vjeçar iu bashkua Milanit në verën e vitit të kaluar nga Club Brugge për rreth 35 milionë euro.