Tekniku italian, Carlo Ancelotti, kishte kërkuar nga drejtuesit e Real Madridit që ta transferonin mesfushorin e Newcastle Unitedit, Sandro Tonali.
Ancelotti kërkoi që ta kishte në skuadër Tonalin për këtë edicion, për ta zëvendësuar Toni Kroosin i cili u pensionua nga futbolli pas “Euro 2024”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se i preferuar i Ancelottit për ta zëvendësuar Kroosin ishte edhe mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister.
24-vjeçari Tonali është mesfushor me tipare defensive. Ai është shumë i rëndësishëm për Newcastlen.
Ish-mesfushori i Milanit tashmë është lidhur me një transferim te Juventusi në verën e ardhshme.
Newcastle kërkon 80 milionë euro për ta liruar italianin Tonali.