Gjilani nuk do të luajë ndaj Përfaqësueses së Koresë së Veriut në njërën prej katër miqësoreve të parapara si përgatitje për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.
Gjilani e kishte konfirmuar një gjë të tillë të enjten gjatë ditës, por në mbrëmje u tha se kjo nuk do të ndodhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu ka deklaruar drejtori gjeneral i skuadrës gjilanase, Syart Rrahmani.
KOHA ka mësuar nga burimet e afërta me klubin se ndryshimi i lokacionit ka bërë që ndeshja Gjilani – Koreja e Veriut, të anulohet.
Gjilani në Antalya të Turqisë do të luajë kundër Kaysarit, Elimait dhe Krumovgradit.
Kundërshtari i katërt pritet të konfirmohet më vonë.