Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arbeloa thotë se dikush nga brenda i tradhtoi

Alvaro Arbeloa

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka folur për incidentet e kësaj jave te skuadra që ai e udhëheqë. Ai ka thënë se dikush nga dhoma e zhveshjes e tradhtoi klubin dhe bashkëlojtarët.

Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni u përfshinë në një përleshje dhe të dy u gjobitën me nga 500 mijë euro. Valverde mbeti i lënduar nuk do të luajë për afro dy javë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua t’i them dy gjëra. Jam krenar për vendimet, shpejtësinë dhe transparencën me të cilën klubi reagoi. Në anën tjetër, lojtarët e pranuan gabimin dhe kërkuan falje. Për mua, kjo mjafton. Unë jam personi i parë përgjegjës për faktin se ne nuk i kemi vendosur standardet këtë sezon. Zemërimi mund t’iu dërgojë në situata që nuk i dëshiron. Tani duhet të shohim para. Nëse doni ta fajësoni dikë, ja ku jam. Rrjedhja e informacionit nga gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes për mua është tradhti dhe pabesi ndaj simbolit të klubit”, ka theksuar Arbeloa të shtunën në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes me Barcelonën.

Barcelona – Real Madrid luhet të dielën nga ora 21:00.

Arbeloa ka thënë se kur ka qenë lojtarë, ka përjetuar edhe eksperienca kur një bashkëlojtar i tij e ka goditur me shkop golfi një bashkëlojtar tjetër.

Por, të gjitha kanë mbetur brenda klubit.