Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, është i zhgënjyer që nuk pati rastin të paraqitet më shumë për Zvicrën deri më tani në Kupën e Botës 2026. Por ka shtuar se vendimet i merr trajneri.
Te Zvicra u paraqitën në qendër të mesfushës, Granit Xhaka dhe Remo Freuler.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam pak i zhgënjyer, sigurisht. Çdo lojtar dëshiron të luajë më shumë, por trajneri bën zgjedhjet e tij. Unë po stërvitem mirë dhe qëndroj gati”, ka thënë Jashari në konferencë për media të dielën. “Por mbi të gjitha, është një privilegj të jesh këtu, duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë. Dhe unë jam duke e bërë një gjë të tillë”.
Zvicra të martën luan kundër Kolumbisë në një të tetën e finales të Kupës së Botës.
Ndeshja nis në orën 22:00.
Jashari ka theksuar se ndeshja kundër Kolumbisë do të jetë më e vështira për Zvicrën në Kupën e Botës.
Ai ka thënë se nuk ka favorit në duelin Zvicër – Kolumbi.
Fituesi përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Argjentinë – Egjipt.
“Do të ishte një ëndërr të luaja kundër tij. E admiroj shumë. Zakonisht nuk i kërkoj kurrë një lojtari fanellë, por mendoj se duhet të bëj një përjashtim për një herë”, ka thënë ai.