Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arijon Ibrahimoviq mban Heidenheimin në garë për mbijetesë

Arijon Ibrahimoviq

Arijon Ibrahimoviq ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në fitoren shumë të rëndësishme të Heidenheimit në garën për mbijetesë në Bundesligë të Gjermanisë.

Heidenheimi fitoi në udhëtim ndaj Kolnit me rezultat 3:1 të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ibrahimoviqi me rrënjë nga Kosova fillimisht asistoi në golin e epërsisë 1:0 në minutën e tetë, ndërsa 20 minuta më vonë shënoi golin për 2:1.

Ai luajti deri në minutën e 76-të të ndeshjes që i takoi xhiros së parafundit të edicionit aktual të Bundesligës gjermane. 

Heidenheimi është në vendin e parafundit me 26 pikë, sa kanë edhe St. Pauli i vendit të fundit dhe Wolfsburgu i vendit të 16-të.

St. Pauli e Wolfsburgu luajnë kundër njëri-tjetrit në xhiron e fundit më 16 maj.

Heidenheimi luan në shtëpi ndaj Mainzit.

Ekipet që përfundojnë në dy vendet e fundit bien nga Bundesliga, ndërsa ekipi i vendit të 16-të luan në barazh.