Na ka munguar gjithçka sot. Nuk e kemi endur shpejtë topin, jemi vonuar në pasime. Nuk kemi futur shumë topa në zonë, nuk kemi goditur mjaftueshëm. Nuk kemi siguruar korne.
Goli i tyre na goditi moralin. Këto ndeshje janë të vështira. Nëse nuk shënon një, dy apo tri gola, ndeshja bëhet e vështirë. Ata luajtën që të jetë ndeshje e keqe, me topa të gjatë, faule. Dhe kemi luajtur ashtu sonte.
Trajneri merr vendimet për ekipin. Secili lojtar ka kapacitetin të luajë për 90 minuta. Ndoshta ishim pak të lodhur nga ndeshja me Serbinë, që ishte e vështirë dhe na mori shumë energji. Edhe kjo ndeshje ishte e vështirë. Kundërshtari ishte fizik. Nuk kemi luajtur mirë sot.
Shanse për vendin e dytë ka. Nuk është ekip i keq, është i vështirë. Do të luajë kundër Serbisë. Ne kemi ndeshjen në shtator me Letoninë dhe më pas me Serbinë. Na duhen gjashtë pikë në këto ndeshje.
Grupi nuk është i lehtë fare. Gara është e vështirë, por kemi shanse për vendin e dytë, por edhe vendi i parë nuk ishte i pamundur.
Në këto ndeshje duhet që lëvizim topin më shumë dhe më shpejtë. Të kemi më shumë topa në zonë. Sonte nuk kemi krijuar sa duhet.
Kemi bërë disa skema në stërvitje për të krijuar shanse. E kemi ditur se Letonia do të mbrohet shumë. Letonia i ka bërë probleme edhe Anglisë. Skemat i kemi bërë në stërvitje, por në lojë është shumë më ndryshe. Është dashur të krijojmë shumë më tepër.
