Futboll

Arsenali prezanton “vjedhjen” nga Tottenhami

eberechi eze

Arsenali ka prezantuar transferimin e futbollistit anglez, Eberechi Eze, nga Crystal Palace, pak para ndeshjes me Leeds Unitedin në Premier League.

27-vjeçari raportohet se ka kaluar tek “Topçinjtë” për rreth 60 milionë funte. Anësori që luan edhe në rolin e mesfushorit organizativ, ishte në prag të transferimit tek rivali i përbetuar i Arsenalit, Tottenhami me të cilin ishte arritur edhe marrëveshja deri në ndërhyrjen e klubit bardh e kuq.

Eze ka qenë si fëmijë pjesë e Arsenalit. 

Ai ka marrë numrin 10 me t’u kthyer te klubi i tij i fëmijërisë.