Futboll

Arsenali “shkatërron” Chelsean dhe shkëputet në krye

Arsenal

Arsenali ka “shkatërruar” Chelsean dhe ka vazhduar garën shumë të fortë për titull të kampionit në Premier League.

Të martën mbrëma “topçinjtë” fituan 5:0 ndaj Chelseat. Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të kampionatit anglez.

Në kuadër të kësaj xhiroje, Liverpooli të mërkurën prej orës 21:00 luan me Evertonin. Ndërkohë Manchester City të enjten prej orës 21:00 është mysafir i Brightonit.

Leandro Trossard kaloi në epërsi 1:0 Arsenalin që në minutën e katërt. Ndërkohë pjesa e dytë ishte katastrofale për Chelsean, që po e përmbyllë një edicion për të harruar.

Ben White shënoi në minutën e 52-të dhe të 70-të, ndërsa Kai Havertz realizoi ndaj ish-skuadrës në minutën e 57-të dhe 65-të.

Arsenali tani është lider me 77 pikë nga 34 ndeshje. Liverpooli i ka 74 pikë nga 33 ndeshje, ndërsa Manchester City ka 73 pikë, por nga vetëm 32 ndeshje.

Chelsea është i nënti me 47 pikë.


Arsenali po e shkatërron Chelsean në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premier Leagues. Rezultati është 5:0 për “topçinjtë”.

Leandro Trosard shënoi që në minutën e katërt. Në pjesën e dytë nga dy gola i realizuan Ben White e Kai Havertz. Deri në fund kanë mbetur edhe 15 minuta.

Golat:

Goli i parë

Goli i dytë 

Goli i tretë

Gol i katërt 

Goli i pestë