SOT

Laboratori i parë i shkencave natyrore dhe biodiversitetit në Kosovë

Erzë Surdulli

Koleksionet e shtazëve dhe bimëve janë në laborator dhe gati për t’iu nënshtruar eksperimenteve nga studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Prizren, si pjese e projektit të financuar nga Gizi gjerman. 

Në mënyrë që rinjtë ta kenë sa më të qartë atë se çfarë po praktikojnë do të udhëzohen nga Libri “Biologjia e shtazëve” me autore profesoreshë Albana Milaimi. Libër ky që u botua gjatë krijimit të Laboratorit. 

Profesoresha thekson se ky laborator është ndër të parët e këtij lloji në Kosovë dhe mbështet një program unik në nivel vendi.

“Faktikisht fakulteti ynë i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është fakulteti më i ri në Universitetin e Prizrenit, kemi fatin që jemi në tri programe për momentin dhe jemi në proces në akreditimin e programit katër por po ndalem te njëri që lidhet me këtë laborator, dhe është programi i vetëm në gjithë Kosovën, domethënë në asnjërin prej Universiteteve nuk është ky program dhe nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë”, thotë Milaimi.

Gjarpërinj helmues, zvarranik, amfibe të konservuara ruhen në këtë hapësirë dhe përdoren për punime shkencore.

Madje së fundmi është pasuruar edhe më produkte lëkurore.

Entomologjia pyjore e patologjia janë disa prej lëndëve që studentët ndjekin për aftësim profesional.

Përveç studentëve, laboratori është i hapur edhe për vizitorë që duan të njohin koleksionet.

Aktualisht, fakulteti është në proces të akreditimit të programit të nivelit Master për Shkenca Pyjore dhe Ekologji Pyjore, duke ofruar mundësi të avancuara për studime.