Bayern Muncheni i është kthyer fitores, në llogari të Hoffenheimit të tre reprezentuesve të Kosovës.
Të dielën mbrëma në Munih, Bayerni e fitoi 5:1 ndeshjen e xhiros së 21-të të Bundesligës.
Gjërat u bënë shumë të vështira për Hoffenheimin në minutën e 17-të kur direkt me të kuq u përjashtua mbrojtësi nigerian, Kevin Akpoguma.
Sulmuesi anglez, Harry Kane konkretizoi penalltinë tre minuta më pas për 1:0. Në minutën e 35-të, Fisnik Asllani shfrytëzoi gabimin e portierit Manuel Neuer dhe asistoi për kroatin Andrej Kramariq që realizoi për 1:1.
Por Hoffenheimi nuk kishte forcë për të bërë më shumë.
Kane shënoi tjetër gol nga penalltia në minutën e 45-të për 2:1. Ylli anglez asistoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për Luis Diaz, që shënoi për 3:1.
Sulmuesi nga Kolumbia, Diaz, shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë për rezultatin final. Në minutën e 62-të shënoi për 4:1, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 89-të.
Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani startuan te Hoffenheimi, që i kishte fituar të gjitha pesë ndeshjet në janar. Asllani e la fushën në minutën e 66-të, kurse Avdullahu në minutën e 81-të.
Bayerni ishte pa fitore në dy ndeshjet e kaluara në Bundesligë.
Tani udhëheqë në tabelë me 54 pikë, gjashtë më shumë se Borussia Dortmundi. Hoffenheimi mbetet i treti me 42 pikë.
Asistim i Asllanit në ndeshjen ndaj Bayernit
Fisnik Asllani ka asistuar për golin e barazimit 1:1 për Hoffenheimin, në ndeshjen ndaj Bayern Munichut në “Allianz Arena”.
Sulmuesi i Kosovës asistoi në minutën e 35-të në golin që e realizoi sulmuesi kroat, Andrej Kramariq.
Asllani përfitoi pas gabimit të Manuel Neuerit, portierit të skuadrës bavareze.
23-vjeçari në superformë në këtë edicion të Bundesligës i ka gjashtë gola e katër asistime.
Entregada do Neuer e Andrej Kramarić empata!
Bayern München 1-1 Hoffenheim pic.twitter.com/KTg2TmHwnP— Curiosidades Europa (@CuriosidadesEU) February 8, 2026