Sulmuesi kosovar, Arijon Ibrahimoviqi, e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane.
Skuadra ku luan Ibrahimoviqi, Heidenheim, barazoi 1:1 në shtëpi me Eintracht Frankfurtin.
Ndeshja e cila u zhvillua të shtunën i takoi xhiros së nëntë.
19-vjeçari Ibrahimoviq asistoi te goli për 1:0 të cilin e realizoi Budu Zivzivadze në minutën e 32-të. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Në portë te Heidenheimi ishte Dinat Ramaj. Ndërsa për shkak të lëndimit mungoi mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada.
Ibrahimoviqi ka edhe një asistim në Kupë të Gjermanisë.
Ai është i huazuar deri në fund të këtij edicioni te Heidenheimi nga Bayern Muncheni.
Heidenheimi është në pozitën e fundit me pesë pikë.
GOL DO HEIDENHEIM
Heidenheim 1x0 Frankfurt
⚽ Budu Zivzivadze
🅰️ Arijon Ibrahimović
🏆 Bundesliga | 9° Rodada
🏟️ Voith-Arena
📺 @OneFootballpic.twitter.com/a1Kl2BcWQ8