Hoffenheimi të shtunën luajti me një lojtar më shumë në fushë që nga minuta e pestë e ndeshjes me Werder Bremenin. Në fund Hoffenheimi fitoi 1:0, por fitorja ishte shumë e vështirë. Ndeshja i takoi xhiros së 33-të, përkatësisht të parafundit të Bundesligës gjermane.
Mbrojtësi Albian Hajdari, mesfushori Leon Avdullahu dhe sulmuesi Fisnik Asllani startuan te
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoffenheimi. Hajdari e Asllani kompletuan ndeshjen dhe ishin prej më të mirëve. Asllani u zëvendësua në minutën e 89-të.
“Ëndrra e Ligës së Kampionëve është gjallë. Mbi të gjithë është e rëndësishme që fituam ndeshjen. Megjithatë duhej të shënonim më shumë gola dhe ishim me fat që nuk pësuam. Nëse do ta shënonim golin e dytë, do të ishim më të qetë dhe nuk do të duhej të lodheshim shumë. Ndoshta kartoni i kuq i kundërshtarit nuk na nxiti aq shumë sa mund të mendohet. Të luash me avantazhin e një lojtari nuk është aq e lehtë sa mund të mendohet”, ka thënë Fisnik Asllani për faqen zyrtare të Hoffenheimit.
Hoffenheimi i ka 61 pikë në vendin e pestë, sa edhe Stuttgarti në të katërtin. Bayer Leverkuseni është i gjashti me 58 pikë. Vendi i katërt dërgon në Champions, kurse i pesti e i gjashti në Ligën e Evropës.
Në xhiron e fundit, të shtunën e ardhshme, Hoffenheimi luan në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbachut. Stuttgarti luan në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit, ndërsa Leverkuseni e pret Hamburgun.
“Bremeni qëndroi shumë thellë në mbrojtje, parkoi autobusin dhe nuk mundëm të gjejmë hapësira. E ktheva shpejt topin në lojë para portës dhe kështu e shfrytëzuam momentin kur Bremeni nuk ishte plotësisht i zgjuar. Ishte shumë e rëndësishme sot. Javën tjetër duam të bëjmë detyrat e shtëpisë. Të përqendrohemi te vetja. Kur shikon se çka po bëjnë të tjerët, shpejt harron detyrën tënde. Do të jetë një ndeshje e vështirë në Gladbach. Dhe do të shohim se çka do të ndodhë”, ka theksuar Asllani.