Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka zhvilluar të mërkurën paradite stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes me Çekinë, që i takon Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Sipas njoftimti të FSHF-së, të gjithë lojtarët ishin të gatshëm. Është njoftuar që Kristjan Asllani ka lënë prapa problemet muskulore dhe ka stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Gjatë stërvitjes me kuqezinjtë është bashkuar Indrit Tuci që u ftua pas lëndimit të Myrto Uzunit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë enjten paradite, Shqipëria e ka stërvitjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Më pas ekipi niset për në Pragë.
Ndeshja Çeki – Shqipëri zhvillohet të premten prej orës 20:45.