Futboll

Asllani kontribuon me dy asistime në fitoren e thellë

F

Fisnik Asllani ka kontribuuar me dy asistime të mërkurën mbrëma për Hoffenheimin, që fitoi 5:1 në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbachut. 

Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të Bundesligës. 

Sulmuesi i Kosovës që ka gjashtë gola e katër asistime në Bundesligë këtë edicion në total, asistoi në golin për 2:0 dhe 3:0, kur shënuan Tim Lemperle dhe Andrej Kramariq. 
Asllani luajti deri në minutën e 83-të, ndërsa Leon Avdullahu e kompletoi ndeshjen në mesfushë. Albian Hajdari në mbrojtje mungoi shkaku i kartonëve. Të tre janë reprezentues të Kosovës. 
Hoffenheimi ka 30 pikë në vendin e pestë, me një ndeshje më pak të luajtur.

Edhe një asistim nga Asllani


Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në duelin ndaj Borussia Monchengladbachut.

Pasi asistoi në golin për 2:0, Asllani ka realizuar tjetër asistim, ndërsa Hoffenheimi është duke udhëhequr 4:0 pas pjesës së parë.

Sulmuesi i Kosovës asistoi në minutën e parë të shtesës për sulmuesin kroat, Andrej Kramariq.

Asllani tani ka gjashtë gola të shënuar e katër asistime në këtë edicion të Bundesligës.

 

 


Asllani kontribuon sërish për Hoffenheimin

Tjetër kontribut ka dhënë sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, për skuadrën e Hoffenheimit.

Asllani të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 17-të, ka asistuar në golin për 2:0 ndaj Borussia Monchengladbachut.

Asllani asistoi në minutën e 24-t për Tim Lemperlen.

Asllani ka gjashtë gola e tri asistime në Bundesligë në edicionin aktual.