Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Aston Villa e mposht Liverpoolin, e kalon në renditje

Aston Villa

Finalistja e edicionit aktual në Ligën e Evropës, Aston Villa, ka fituar përballë Liverpoolit të premten mbrëma, në ndeshjen e parafundit të Premier Leagues.

Villa fitoi 4:2 dhe e ka kaluar Liverpoolin në renditje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aston Villa tani është e katërta me 62 pikë, kurse Liverpooli bie në vendin e pestë me 59 pikë.

Morgan Rogers shënoi për 1:0 në minutën e 42-të, ndërsa shifrat i barazoi Virgil van Dijk, në minutën e 52-të.

Vetëm pesë minuta më vonë, Ollie Watkins realizoi për 2:1.

Watkinsi e shënoi edhe golin për 3:1 në minutën e 73-të.

Për 4:1 me asistim të Watkinsit në minutën e 89-të, shënoi John McGinn. Ndërkohë, Van Dijk golin e dytë personal në ndeshje dhe rezultatin përfundimtar, e vendosi në minutën e 92-të.

Sfida ishte e tensionuar, ndërsa nuk munguan as rastet për shënim.

Por në fund, Villa doli triumfuese.

Villa më 20 maj luan ndaj Freiburgut në finalen e Ligës së Evropës.

Finalja zhvillohet në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll.