La Liga

Atletico – Athl. Bilbao luajnë për vendin e katërt

Atletico

Atletico Madridi e ka shansin që ta ruajë pozitën e katërt në rast se fiton ndaj Athletic Bilbaos të shtunën.

Atletico – Bilbao luhet nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 33-të.

Atletico ka 61 pikë në vendin e katërt, tri më shumë se Bilbao i vendit të pestë.

Skuadra e Bilbaos është fituese e Kupës së Mbretit në edicionin aktual, dhe në formë të mirë për të zënë vend në Champions në edicionin tjetër.

Atletico u eliminua në Champions nga Dortmundi në edicionin aktual, me skuadrën gjermane që avancoi në gjysmëfinale.

Më pas u turpërua 2:0 nga Alavesi në vikendin e kaluar.

Bilbao po e synon rikthimin në garën më të fortë kontinentale për klube për herë të parë që prej vitit 2014.

Ndeshjen e parë të këtij edicioni mes vete, Athletic Bilbao e kishte fituar me rezultatin 3:0.

Barcelona e mbyll këtë xhiro me ndeshjen e fortë kundër Valencias, të hënën në orën 21:00.

Barcelona është e dyta me 70 pikë, dy më shumë se Girona e vendit të tretë.

Girona luan në udhëtim te Las Palmas të shtunën në orën 14:00.