Atletico Madridi ka pësuar humbje në shtëpi të dielën mbrëma.
Atletico humbi nga Betisi me rezultat 1:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 23-të të La Ligas spanjolle.
Me humbje, Atletico mbetet edhe më shumë prapa në garë për titull të kampionit me lideren Barcelonën dhe Real Madridin e vendit të dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitoren 1:0 Betisit ia siguroi Anthony me golin e shënuar në minutën e 28-të. Atleticos iu anulua një gol në minutën e 74-t për pozitë jashtë loje.
Për Atleticon është disfata e dytë rresht në La Liga dhe ndeshja e tretë pa fitore.
Betisi shënoi fitoren e tretë rresht, ndërsa zë vendin e pestë me 38 pikë.
Atletico është e treta me 45 pikë.