Atletico Madridi e ka mposhtur Gironan të dielën mbrëma 1:0, duke e shtyrë këtë skuadër drejt kategorisë së dytë të futbollit spanjoll.
Ademola Lookman e shënoi golin e vetëm në ndeshje, në minutën e 21-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtletico Madridi në pozitën e katërt i ka 69 pikë, sa edhe Villarreali në vendin e tretë.
Girona e 18-ta i ka 40 pikë, një xhiro para fundit. Ka dy më pak se Levante, Osasuna dhe Elche, që janë në vendin e 15-të, të 16-të dhe të 17-të, që janë zona që sigurojnë qëndrimin në La Liga.
Girona luan ndaj Elches në ndeshjen direkte për mbetje në elitë në xhiron e fundit.