Atletico Madridi e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në “Metropolitano” të Madridit, Atletico fitoi 2:1 ndaj Borussia Dortmundit. Ky rezultat e lë të hapur sfidën për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Dortmund më 16 prill
Sebastian Haller mbajti në lojë Dortmundin me golin e shënuar në minutën e 81-të.
Skuadra spanjolle të dy golat i shënoi në pjesën e parë. Rodrigo De Paul shënoi që në minutën e katërt për 1:0.
Në minutën e 32-të, Samuel Lino realizoi për 2:0.
Skuadra gjermane megjithatë nuk u ndal dhe shënoi gol në minutat e fundit, që mund të jetë vendimtar. Madje e goditi edhe shtyllën në minutën e fundit të kohës shtesë, por i mungoi fati për të barazuar në 2:2.
Dortmundi shënon golin e parë
Borussia Dortmundi ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Sebastian Haller ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 81-të.
🚨🇪🇺 GOAL | Atlético Madrid 2-1 Dortmund | Sebastien Haller
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 10, 2024
SEBASTIEL HALLER PULLS ONE BACK FOR DORTMUND!pic.twitter.com/VvnJosQn2Y
Atletico me epërsi të madhe pas pjesës së parë
Atletico Madridi ka krijuar epërsi solide pas pjesës së parë në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit.
Skuadra spanjolle po e mposhtë Dortmundin gjerman me rezultatin 2:0.
Rodrigo de Paul në minutën e katërt dhe Samuel Lino në minutën e 32-të, i shënuan golat për 2:0.
Dortmundi ishte më i mirë pasi pranoi golin e dytë, por portieri Jan Oblak, bëri disa pritje të mira për të mos pranuar gol.
Dortmundi në telashe, Atletico shënon golin e dytë
Dortmundi është në telashe në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle është në epërsi 2:0 ndaj gjermanëve të Dortmundit.
Golin për 2:0 e shënoi mesfushori brazilian, Samuel Lino.
Lewandowski cleared off the line pic.twitter.com/UNUqZo1XQb
— Footy Weekly World (Banky) (@Footybanky) April 10, 2024
Gabim i portierit, Atletico në epërsi të hershme ndaj Dortmundit
Atletico Madridi ka kaluar herët në epërsi ndaj Dortmundit.
Futbollistët vendës shfrytëzuan gabimin e mbrojtjes mysafire dhe më pas Rodrigo de Paul shënoi për 1:0 në minutën e pestë të ndeshjes që po luhet në “Wanda Metropolitano”.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka bërë katër ndryshime në formacionin me të cilin e mposhti 2:1 Villarrealin para nëntë ditësh.
Cesar Azpilicueta, Nahuel Molina, Rodrigo De Paul dhe Alvaro Morata janë titullar.
Memphis Depay është lënë në bankën rezervë për shkak të një lëndimi që mund ta lërë jashtë fushës edhe për ndeshjen e dytë.
Formacioni i Atletico Madridit:
Oblak, Gimenez, Witsel, Azpilicueta, Molina, Llorente, Koke, De Paul, Lino, Griezmann, Morata.
Ndërkohë, te Dortmundi është vetëm një ndryshim nga skuadra që pësoi humbje 1:0 nga Stuttgarti në vikend.
Julian Brandt do të jetë në bankën rezervë, ndërsa vendin e tij e ka zënë Felix Nmecha.
Jadon Sancho është titullar, kurse Marco Reus është lënë në bankën rezervë.
Formacioni i Dortmundit:
Kobel, Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen, Sabitzer, Can, Nmecha, Sancho, Fullkrug, Adeyemi.