Botë

Sulm vetëvrasës në një xhami në Pakistan, dhjetëra të vrarë

pakistan

Foto: Shutterstock

Të paktën 31 persona janë vrarë nga një shpërthim në një xhami gjatë lutjeve të së premtes në kryeqytetin pakistanez, Islamabad. Sipas zyrtarëve, shpërthimi erdhi nga një sulm vetëvrasës me bombë. 

Sulmuesi raportohet se kishte shpërthyer eksplozivët sapo kishte ndaluar te hyrja e xhamisë, raportoi BBC. 

Shpërthimi në xhami ka nxitur shpalljen e gjendjes emergjente në tri spitale në qytet, derisa zyrtarët kanë thënë se mbi 170 persona janë lënduar. 

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka thënë se “shënjestrimi i civilëve të pafajshëm është krim kundër njerëzimit”.  

Kryetari i rajonit pakistanez të Punjabit ka thënë se 25 autoambulanca janë dërguar në Islamabad.