Futboll

Atletico Madridi interesohet për Mario Mitajn

Atletico Madrid

Skuadra e madhe spanjolle, Atletico Madrid, ka shprehu interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Mario Mitaj.

“Mundësia për t’u paraqitur në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, nën drejtimin e Diego Simeones, mund ta bindë futbollistin e ri që kërkohet shumë në Evropë”, shkruan “Fichajes”.

“Fichajes” po ashtu ka njoftuar se krahas Atleticos, për mbrojtësin e Shqipërisë kanë shprehur interesim edhe klube të Premier Leagues së Anglisë.

Mitaj është futbollist i Al Ittihadit të Arabisë Sadite. Por Mitaj pritet të largohet shpejtë nga kjo skuadër.