Vlera e futbollistëve aktualë të Kosovës në tregun e transferimeve është 143,38 milionë euro.
Këtë vlerësim e bënë faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve, “transfermarkt”.
Ndërkohë vlera e përgjithshme e lojtarëve aktualë të Austrisë është dukshëm më e lartë, 231,9 milionë euro.
Irlanda, që është tjetër kundërshtare e Kosovës në grupin e Ligës së Kombeve, vlerësohet 197,8 milionë euro.
Ndërkohë lojtarët e Izraelit vlerësohen më pak se ata të Kosovës. Gjithë lojtarët aktualë të Izraelit kanë vlerë prej 79,5 milionë euro.
Sa i takon ranglistës së FIFA-s, Austria është e 24-ta, Irlanda e 59-ta, Izraeli i 77-ti dhe Kosova e 79-ta.