Sulmuesi i Vllaznisë së Shkodrës, Bekim Balaj, është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2025 në Shqipëri.
Epiteti i më të mirës i takoi sulmueses Megi Doçi, e cila po ashtu luan për Vllazninë e Shkodrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCeremonia “Topi i Artë 2025” u organizua të hënën mbrëma në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit” në Tiranë.
Balaj fitoi garën për më të mirin me Baton Zabërgjën, mario Dajsinanin dhe Dejvi Bregun.
Për ish-sulmuesin e Shqpërisë, është hera e dytë në karrierë që fiton “Topin e Artë”.
Falë 19 golave, Balaj fitoi edhe “Këpucën e Artë”.
Ndërkohë, Doçi fitoi garën me Xhesika Ndojin, Arbiona Bajrakarin dhe Xhulia Xhindolen.
Ajo këtë çmim e kishte fituar edhe dy herë tjera.
Doçi shënoi 83 gola gjatë edicionit 2024/2025.