Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani ndahet me tre futbollistë

Ballkaniii

Ballkani është ndarë me tre futbollistë. Klubi nga Suhareka ka njoftuar të shtunën se ka liruar Geralb Smajlin, Bruno Oliveiran dhe Stanislav Petkovin.

24-vjeçari Smajli iu bashkua Ballkanit në vitin 2024 nga Vllaznia e Shkodrës për 100 mijë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

30-vjeçari Oliveira më 3 prill i bashkua Ballkanit. Ndërsa 22-vjeçari Petkov më 5 shkurt u prezantua te Ballkani.

“Ballkani njofton se rrugëtimi ynë me futbollistët Geralb Smajli, Bruno Oliveira dhe Stanislav Petkov  ka përfunduar. Klubi dëshiron t’i falënderojë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes së Ballkanit. I falënderojmë për çdo minutë të dhënë në fanellën portokalli dhe u shprehim mirënjohjen tonë për gjithçka që kanë kontribuar në rrugëtimin e FC Ballkanit. Klubi u uron Smajlit, Oliveirës dhe Petkovit  shumë suksese në karrierën dhe jetën e tyre personale”, shkruhet në njoftim.

Ballkani e përfundoi edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës në pozitën e tretë me 58 pikë.