Futboll

Barazon Villarreali, Sorlothi nuk e kalon Dovbykun

Sorloth

Villarreali dhe Osasuna kanë marrë nga një pikë në ndeshjen e fundit këtë edicion në La Liga. Osasuna ka barazuar të shtunën në shtëpi me rezultatin 1:1 ndaj Villarrealit.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi kroati Ante Budimir në minutën e 30-të. Villarreali i barazoi shifrat në minutën e 57-të me golin e mesfushorit Jose Luis Morales.

Norvegjezi Alexander Sorloth e ka mbyllur edicionin në La Liga si golashënuesi i dytë më i mirë me 23 gola të shënuar. Vendin e parë e mbanë sulmuesi i Gironas, Artem Dovbyk me një gol më shumë të realizuar. 

Sorloth në ndeshjen ndaj Osasunas u lëndua në minutën e 17-të, dhe u zëvendësua me spanjollin Luis Morales.

Villareali nuk ka mundur ta sigurojë Ligën e Konferencës për edicionin e ardhshëm pasi ka përfunduar në vendin e tetë në tabelë me 53 pikë. Real Betisi është në pozitën e shtatë me 56 pikë. Osasuna renditet e dhjeta me 45 pikë të grumbulluara.