Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barça e Reali pas Cucurellas

Marc Cucurella

Mbrojtësi Marc Cucurella mund të largohet nga skuadra e Chelseat në afatin kalimtar veror. 

E ardhmja e Cucurellas te Chelsea mbetet e pasigurtë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“The Athletic” ka raportuar të martën se Barcelona dhe Real Madridi janë skuadrat që e dëshirojnë transferimin e reprezentuesit të Spanjës. 

Chelsea është e hapur të dëgjojë oferta për mbrojtësin e krahut të majtë. 

Pos Barçës dhe Realit edhe Atletico Madridi dhe Manchester City janë të interesuar për 27-vjeçarin. 

Cucurella pjesë e Chelseat është nga viti 2022 kur u transferua nga Brightoni për 65 milionë euro.

Kontrata i përfundon në vitin 2029. 

Ai në edicionin 2025/26 në 50 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.