Futboll

Barça fiton thellë ndaj Mallorcas së Muriqit

Barcelona

Barcelona nuk ka lëshuar pikë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të të La Ligas.

Barça të shtunën e mposhti thellë në shtëpi Mallorcan e Vedat Muriqit me rezultatin 3:0.

Robert Lewandowski e hapi serinë e golave në minutën e 29-të.

Për 2:0 shënoi Lamine Yamal gol të bukur nga distanca në minutën e 61-të.

Golin e tretë e realizoi mesfushori i talentuar, Marc Bernal, në minutën e 83-të.

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, për Mallorcan luajti deri në minutën e 77-të.

Barcelona është lidere me 58 pikë. Mallorca është poshtë në tabelë me 24 pikë.