Futboll

Barça me përmbysje kampioni

Yamal

Barcelona ka bërë përmbysje të madhe ndaj Levantes të shtunën mbrëma.

Barça në kuadër të xhiros së dytë të La Ligas fitoi 3:2 në udhëtim me përmbysje të rezultatit. 

Levante ishte duke fituar 2:0 pas pjesës së parë. Por katalunasit në pjesën e dytë shënuan tre gola për fitoren shumë të rëndësishme. 

Ivan Romero i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 15-të. Krejt në fund të pjesës së dytë, Levante e dyfishoi rezultatin me golin që e realizoi Jose Morales nga pika e bardhë. 

Pedri në minutën e 49-të e ngushtoi rezultatin në 2:1. Tre minuta më pas, Ferran Torres i barazoi shifrat në 2:2. 

Mbrojtësi spanjoll, Unai Elgezabal Udondo, shënoi autogol në minutën e 91-të për rezultatin përfundimtar 3:2.

VIDEO: GOLI I FITORES