Barcelona ka dorëzuar ankesën në UEFA për “mungesën e rëndë të ndërhyrjes së VAR-it” gjatë humbjes 2:0 nga Atletico Madridi të mërkurën mbrëma.
Barcelona pretendon se u dëmtuan për një penallti që nuk u dha në minutën e 54-t në ndeshjen e parë të çerekfinales ndaj Atleticos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta pretenduan se prekja me dorë e Marc Pubillit në zonë, duhej të ishte penallti.
Pubill, i cili gjatë ndeshjes preku topin me dorë më herët gjatë asaj ndeshjeje, e preku topin me dorë pas topit të dhënë nga portieri Juan Musso në rinisje të ndeshjes.
Por, penallti nuk kishte për gjyqtarin Istvan Kovacs, që e lejoi vazhdimin e ndeshjes, ndërkohë, gjyqtari i VAR-it, Christian Dingert, nuk intervenoi.
“Klubi konsideron se gjyqtari nuk u është përmbajtur rregullores aktuale, që ndikoi direkt në ndeshje dhe rezultat”, ka shkruar ndër të tjera Barcelona në komunikatën e lëshuar të enjten mbrëma. “Barcelona kupton se ky vendim, bashkë me mungesën e intervenimit të VAR-it, përbën gabim madhor”.
Pau Cubarsi ishte përjashtuar nga loja për ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit dhe nga gjuajtja e lirë kishte shënuar Julian Alvarez në pjesën e parë.
Cubarsit iu dha kartoni i verdhë fillimisht pasi e faulloi Giuliano Simeonen. Më pas, gjyqtari Kovacs u ftua nga VAR-i për ta parë incidentin në fushë.
“VAR-i ishte i fokusuar tek Atletico sot”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Hansi Flick.
“Nuk e di çfarë ndodh në situata kur portieri e nis ndeshjen, mbrojtësi e ndal topin me dorë dhe më pas luan sërish. Për mua, është karton i qartë i kuq, apo karton i verdhë dhe më pas karton i kuq, dhe penallti”.
Alexander Sorloth e shënoi golin e dytë në minutën e 70-të për t’i dhënë Atleticos fitoren e parë në “Camp Nou” prej vitit 2006.