Futboll

Barcelona paguan klauzolën për portierin e Espanyolit

Joan Garcia

Barcelona e ka paguar klauzolën e lirimit për portierin 24-vjeçar të Espanyolit, Joan Garcia.

Kampionia e Spanjës ka paguar 25 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë afatgjate me portierin e talentuar.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.

Garcia ka luajtur në 38 ndeshje të La Ligas në edicionin që përfundoi.

I pranoi 51 gola, ndërsa në tetë ndeshje e mbajti portën e paprekur.

Espanyoli e mbylli sezonin në vendin e 14-të me 42 pikë dhe i shpëtoi rënies.