Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona paralajmëron ankesë në UEFA

barc

Barcelona do të paraqesë një ankesë në UEFA për situatës kontroverse në minutën e 54-t në ndeshjen kundër Atletico Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma. 

Portieri i Atleticos, Juan Musso nisi topin te mbrojtësi Marc Pubil, i cili ndali me dorë topin dhe e nisi sërish topin nga porta. As gjyqtari rumun Istav Kovacs e as nga dhoma e VAR-it nuk pati ndërhyrje, gjë që e detyroi trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick të reagoj në një intervistë pas ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një prekje e qartë me dorë”, tha gjermani, i cili kritikoi VAR-in për mosndërhyrje. 

“Është e pabesueshme. Të gjithë bëjmë gabime, por në një situatë të tillë?”, thotë Flick.

Barcelona e humbi 2:0 ndeshjen e parë, ndërsa pas një javë përballet në Madrid kundër Atleticos.

Ankesa mund të mos ketë efekt. Por mund të ketë pasoja për gjyqtarin Kovasc.