Futboll

Bayerni e fiton derbin ndaj Leverkusenit

Bayern

Bayern Muncheni ka vazhduar me formën e mirë në Bundesligën gjermane.

Bayerni të shtunën e ka fituar derbin ndaj Bayer Leverkusenit me rezultatin bindës, 3:0.

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë.

Serge Gnabry e shënoi golin e parë në minutën e 25-të.

Gjashtë minuta më pas, Nicolas Jackson, ishte realizatori i golit të dytë.

Mbrojtësi francez, Loic Bade, shënoi autogol në minutën e 44-t për 3:0.

Bayerni vazhdon të jetë lider me 27 pikë. Leverkuseni e zë vendin e pestë me 17 pikë.

Të dy skuadrat të mërkurën kaluan në një të tetën e finales në Kupë të Gjermanisë.

Leverkuseni e eliminoi Paderbornin, kurse Bayerni fitoi ndaj Kolnit.